E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Qerimaj stërvitet për “Tokio 2021″/ Kampioni rrëfen vështirësitë e përgatitjes në kushte pandemi

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj vijon të përgatitet intensivisht për Europianin dhe lojërat olimpike 2021 që do të mbahen në Tokio. Çdo mëngjes, 32-vjeçarin e gjen duke u stërvitur në palestrën e parkut Olimpik.

 

“Minimalisht që të jesh mes më të mirëve duhet 8 seanca ose 10 seanca në javë. Për fat të mirë, të gjitha garat e rëndësishme europiane janë shtyrë për vitin që vjen. Pandemia ndiko jo pak në formën tonë megjithatë gradualisht po e punoj më fortë. Vetëm kështu mund të arrihen majat.”

 

Reklamë

Qerimaj thotë se ende nuk ka një vendim nga Federata e Peshëngritjes se çfarë do të ndodhë me kampionatin vendas ndërkohë qe për eventet ndërkombëtarë është caktuar një datë.

 

“Federata ka bërë një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Ministrisë së Shëndetësisë  dhe momentalisht nuk kemi një datë zyrtare të paktën me sa kam diskutuar me drejtuesit e federatës.”

 

Kampioni shqiptar i ka të qarta objektivat e tij  dhe përtej vështirësive premton të arrije majat.

 

 “Objektivat janë gjithmonë të njëjtë, të ngrejë sa më lartë  flamurin dhe koleksionimi i  sa më shumë medaljeve personale.”

 

Erkand Qerimaj është shpallur dy herë kampion i  Europës për peshën 77 kilogramë në vitin 2012 dhe 2014 ndërsa numëron 48 medalje personale në gjithë karrierën e tij që nga viti 2002.

Vazhdo të lexosh

Reklamë