Afrim Qëndro, pohoi në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus se deri në fund të dhjetorit do të punohet intesivisht që rruga Tiranë-Elbasan të mos ketë më problematiken e deritanishme sidomos me segmetin ku prej muajsh ka pasur një rrëshkitje të një masivi shkembor që ka bllokuar njerin krah të kësaj rruge. Drejtori I autoritetit rrugor tha se është zgjidhur ky ngërc sa I takon investimit që do të kryhet dhe periudha e punimeve që gjithcka të kthehet ne normalitet zgjat 4 muaj.

“Do të merren masa që në këtë zonë të rrugës Tiranë-Elbasan të mos ketë më rrëshkitje dherash dhe rruga të ofroje qëndrueshmeri dhe stabilitet”.

Ndërkohe pyetjes së moderatorës Pranvera Borakaj se cfarë do të ndodhe me 13 km e tjerë të kësaj rrugë nga Tuneli deri në hyrje të Tiranës, pjese që ende nuk ofron kalueshmeri, Afrim Qendro tha se  për lëtë pjesë ka pasur mungese financimi nga projekti I parë I rrugës. Sipas tij, tashmë qeveria ka siguruar parate e nevojshme të cilat kanë kaluar edhe në kuvend dhe tani ARRSH nuk e pengon asgjë që të nisë punen për përfundimin e këtij segmeti të parealizuar të rrugës Tiranë-Elbasan. Qëndro tha se kalueshmeria edhe për këto 13 km duhet të sigurohet brenda mbylljes së këtij viti por kjo do të varet disi edhe nga moti që do të jetë për shpejtësinë e punimeve.

Qëndro sqaroi edhe problematikat në dy By Pass-e, atë të Fierit dhe Vlorës.

Kreu I ARRSH deklaroi se By Pass I Fierit ka pasur një ngërc me kompanine italiane më të cilët gjyqi ka përfunduar dhe tani po mbarojnë edhe procedurat për garen e kompanisë së re që do të bëjë punimet në këtë aks. Koha e mbarimit të punimeve do të jetë 1 vit por gjasat janë që pa filluar sezoni I ardhshëm turistik, njeri krah të ofroje levizshmeri për makinat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *