E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qëndrimi i Donald Tusk për Teatrin/ Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë mesazhin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, ku i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

Sipas kryedemokratit, shembja e godinës së Teatrit dhe dhuna e shtetit kundër protestuesve është një tjetër rast i asgjesimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri.

“Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit kundër qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i asgjesimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri. Mirënjohje për Presidentin Donald Tusk dhe PPE për mbështetjen e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.”, shkruan Basha.

Këtë të hënë, Donald Tusk dënoi aktin për shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin e konsideroi kundër vlerave europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë