Subscribe

 

Nëse ju vjen një telefonatë e tillë nga qendra e thirrjeve  në tatime, mos u çudisni. Administrata tatimore ka evidentuar se janë 28 mijë tatimpagues, kryesisht biznese të vogla, të cilët janë borxhlinj.

 

Ndaj kjo telefonatë është një mundësi që ju të paguani detyrimet, para se të merën masa shtrënguese, si bllokim llogarish apo sekuestro.

 

“Behet fjalë për biznese që kane deklaruar nga dhjetori 2016 dhe janari 2017 per aktivitetin e tyre ekonomik, por nuk kanë paguar psh taksen mbi te ardhurat, sigurimet apo nje takse tjetër.”

 

Sipas drejtuesve në tatime, biznesi i vogël është shumë i paqartë lidhur me deklarimet online që duhet të kryejë. Ndaj dhe telefonatat që pret kjo qendër janë të fokusuara kryesisht në këtë shërbim.

 

Qendra e thirrjeve në tatime ka si qëllim të ofrojë të dhënat e duhura për biznesin, si dhe të shmangë sorollatjet e këtij të fundit në zyrat e tatimeve, për të marrë informacion lidhur me rregullat dhe ligjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *