Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e qendrës komunitare në zonën e Shkozes. Sipas Erion Veliajt ambientet e reja do të jenë në shërbim të fëmijëve me aftesi ndryshe.
Një qëndër e re komunitare i shtohet kryeqytetit. Qëndra në shkozë e cila ishte e amortizuar ndër vite dhe e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit, u inaugurua sot dhe do tu shërbejë rreth 500 familjeve.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE“E gjithë Shkoza është kthyer në një kantier. Kemi një bashkim të Unazës së Madhe, e cila vjen nga zona e Farkës në drejtim të Shkozës, duke iu afruar Tufinës, për të dalë në anën tjetër të Bregut të Lumit. Është bërë lidhja edhe me zgjatimin e Lanës, nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Pra, Shkoza që dikur tingëllonte sikur ishte mbrapa botës, sot është një destinacion shumë më i afërt. Por, kantieri më i mirë është kantieri njerëzor dhe këtu në Shkozë kemi një kantier për njerëzit nevojtarë sepse banojnë në banesat sociale apo vijnë nga familje me fatkeqësi të ndryshme, të cilët jetojnë në një komunitet ku ndihen të barabartë
Prioritet do të jenë fëmijët me nevoja të veçanta, për të cilët ka një staf të dedikuar.
“Për të gjitha këto komunitete, por sidomos për komunitetin me aftësi special dhe fëmijë të spektrit autik, që vijnë nga familje që nuk mund t’i përballojnë dot çmimet e institucioneve private të terapisë, është krijuar një ekosistem fantastik. anjë fëmijë nuk ka faj që ka lindur në kushtet ku ka lindur, kështu që detyra jonë, jo vetëm si të majtë, por edhe si administratorë të qytetit, është të paktën t’u sigurojmë që fillimin ta kenë të barabartë. Do të thotë se një fëmijë i këtij komuniteti nuk ka asnjë arsye të mos ketë të njëjtin akses tek anglishtja, tek kompjuteri, tek aftësitë e tij artistike dhe kreative, si çdo fëmijë tjetër
Ky investim do të jetë në ndihmë të fëmijëve më aftësi ndryshe, mesuesit ndihmes per te cilet mungojne ne shume shkolla publike.