Studiuesi Agron Tufa deklaron se Spartak Braho ka ndërruar emrin e tij.

 

Ai ka publikuar në “Facebook”-un e tij një dokument, krahas së cilës tregon se në fëmijëri Braho ka mbajtur emrin Zylyftar.

 

Sipas Tufës, Braho ka deklaruar ndryshimin e emrit në vitin 1968, nga Zylyftar në Spartak.

 

“SHKËLQIMI DHE PSHURRJA E SHOKUT ZYLO-SPARTAK BRAHO

I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve. Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit. Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por si mund të bënte përpara me atë emër anakronik? Zylyftar në shkresa, Zylo e thërrisnin gjithandej. Ia plasën shpirtin. Më kulmin e luftës kundër Zakoneve Prapanike, si mund të futeshe në gjirin e partisë me këtë emër derdimen? Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar – Spartak – zbriti ndë qytet. Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *