Dy adoleshente në një gjimnaz në Australi kanë sulmuar me thikë mësuesen e tyre, një 55-vjeçare, duke e lënë të plagosur.

 

Vajzat, të moshës 13 dhe 14 vjeç, kishin planifikuar gjithçka duke komunikuar nëpërmjet një aplikacioni online. Të dyja hynë në zyrën e mësueses dhe 14-vjeçarja e sulmoi atë në krahun e majtë. Mësuesja u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Departamenti i policisë ka zbuluar se në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ato kanë diskutuar me detaje se si do të kryenin sulmin edhe se në cilin pjesë të trupit do ta godisnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *