Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër.

 

Ngjarja ka ndodhur me 30 dhjetor 2019 në Patos. Sipas policisë ndalimi i A. G dhe V. L., të moshës 34-vjeçare është bërë, pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.f

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *