E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Qëlluan me armë gjatë një ndeshje futbolli në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë dhe 8 grekë janë arrestuar nga policia, pasi kanë qëlluar me armë gjatë një ndeshjeje futbolli.

Mediat helene raportojnë se ditën e diel 10 persona janë arrestuar nga policia me akuzën për shkelje të ligjit, për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

Reklamë

Sipas asaj që raportojnë mediat ditën e diel 15:45 të pasdites pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, qëlluan 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.

Derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43-të dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë dëgjuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës.

Pas kësaj arbitri Vatsios sëbashku me ndihmësit dhe vëzhguesit e ndeshjes shkaun në komisariatin e policisë ku dhanë dëshminë e tyre ëpr ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë