E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlluan me armë duke lëvizur me “Audi”, arrestohen dy persona

Dy shtetas të cilët qëlluan në ajër me armë zjarri në rrugë janë arrestuar nga policia e Durrësit.

Të prangosurit janë shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, të cilët akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta dy persona dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë në lagjen nr.15 , gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë