E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri, dhunoi të atin dhe kërcënoi policët/ Arrestohet 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi ka dhunuar babanë dhe ka qëlluar me armë zjarri në banesë.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale Sh.L., i cili ka kanosur edhe punonjësit e policisë, teksa tentonte të largohej.

Shërbimet e policisë u njoftuan se ne fshatin Bulticë, në banesën e babait të agresorit, 64-vjeçarit me iniciale Sh. L. kishte të shtëna me armë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, 42-vjeçari ka kërcënuar me jetë efektivët për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Uniformat blu i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por ai ka dalë nga banesa duke përfituar nga errësira. Pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh është bërë e mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur dhe është sekuestruar arma e zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë