E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qëlloi me armë 35 vjeçarin në Lezhë, identifikohet autori

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e plagosjes së ndodhur në një lokal në Lezhë gjatë mbrëmjes së djeshme.

 

Reklamë

Sipas policisë, autori është identifikuar si shtetasi P.K., 37 vjeç, nga Lezha.

 

Autori është një emër I njohur për policnë pasi ka qenë I dënuar më parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 

Sipas uniformave blu, 37 vjeçari e plagosi shtetasin R.K., pas një konflikti për motive të dobëta që patën në një lokal në lagjen “Gurra”.

 

37 vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 

Lexo më shume ne linkun e mëposhtëm:

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë