E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset me armë zjarri një 35 vjeçar në Lezhë

Një 35 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Lezhë.

 

Ngjarja është regjistruar në një lokal në lagjen “Gurra”, ndërsa shtetasi i plagosur është identifikuar me inicialet R.K., banues në Lezhë.

 

Reklamë

Sipas policisë, 35 vjeçari është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së 35 vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë