E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 24 minuta më parë
Vendi

Qëllohet efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Një polic i Forcave të Ndërhyrjes se Shpejte ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar nga një person me të meta mendore ne Lezhe. Ngjarja ka ndodhur ne Torovice dhe pas këtij momenti autori është mbyllur në banesën e tij i armatosur. Fillimisht u raportua në polici se shtetasi David Qosja, ka qëlluar me automatik në ajër, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Policia sqaron se David Qosja, njihet në zonë si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të  vërtetuar me dokumenta nga spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur. Forcat e policisë kanë bërë rrethimin e shtëpisë dhe po përpiqen ta neutralizojnë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë