Kronikë
Qarkullonin pa patentë, pranga dy të rinjve në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy të rinj nën akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Të arrestuarit janë Mario Dermyshi, 22 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën, është përplasur me mjetin tip “BMV”, me targa AA962EM, me drejtues shtetasin B.N., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Reklamë
Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi motoçikletës vetë Dermyshi , i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe Theudhor Ç, 18 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




