Sektori i Policise rrugore dhe drejtuesit e mjeteve janë në përballje të vazhdueshme në rajonin juglindor të Korçës.

Gjobat apo masat administrative nuk mungojnë për shoferat që kapen me shkelje nga policia rrugore. Vetëm në ditët e fundjavës, të premten dhe të shtunën, sektori I policisë rrugore ka vendosur 260 masa administrative në rrugët e Qarkut të Korçës.

Burime të kësaj policie bënë të ditur se 160 nga këto masa administrative janë vendosur në rrugët nacionale të rrethit të Korçës.

Të njëjtat burime shtojnë se janë kryer edhe tre arrestime në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dy prej personave të arrestuar kanë rezultuar si konsumues të pijeve alkoolike tej normave të lejuara dhe një drejtues mjeti I pa pajisur me patentë.

Policia e sektorit të qarkullimit rrugor I ka përqëndruar kontrollet e saj këtë fundjavë kryesisht pranë lokaleve të natës në Korçë e qytetet e tjera, për shkak të rritjes së sigurisë publike por edhe pranisë së pushuesve nga rrethet e tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *