Liverpul, Sporting Lisbone, Cska Moske, Apoel Nikosia dhe Qarabak, janë pesë skuadrat e fundit që prenë një bilete për në fazën e grupeve të Uefa Champions League. Të kuqte e Jurgen Klop dominuan dhe dhuruan spektakël në fitoren 4 me 2 në Anfill kundër Hofenhajm, triumfi i dytë ndaj gjermaneve pasi kishin fituar edhe takimin e parë 2 me 1. Pjesa e parë ishte fantastike për anglezet pasi Emre Xhan shënoi një dopiete ndërsa Salah shënoi golin tjetër, në 22 minutat e para ku shkëlqeu edhe senegalezi Sadio Mane. Ndërsa për gjermanet shkurtoi diferencat Mark Uth. Në pjesën e dytë për Liverpul shënoi golin 4  Firminho, ndërsa për miqtë shkurtoi diferencat Vanger.

 

Befasia më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Danimarka,  aty ku Kopenhganit nuk i mjaftoi fitorja 2 me 1 kundër Karbak për të shkuar në fazën e grupeve pasi azerbajxhanasit kishin fituar 1 me 0 në ndeshjen e parë dhe kaluan me tej falë rregullit të golit në fushë kundërshtare. Feste e madhe edhe për Ansi Agollin, kapitenin e kombëtares kuqezi që më fund realizon ëndrrën e madhe te karrierës për të luajtur ne fazën e grupeve te Champions League.

Shkon në grupe edhe Sporting i Lisbonës që fitoi me goleade 5 me 1 në Rumani ndaj Steaua Bukuresht, pasi ishte Ndaliar javën e  kaluar në shtëpi 0 me 0. Pas një pjese te parë të mbyllur 1 me 1, në Bukuresht, miqtë shpërthyen ne te dytën, duke shënuar 4 gola me anë të Akunja, Martins, Dost dhe Bataglia.

 

Asnjë problem edhe për ruset e Cska Moskës, të cilët fituan 2 me 0 në fushën e tyre ndaj Young Boys, teksa kishin fituar edhe ne Zvicër para një javë me shifrat 1 me 0. Kualifikim i bukur ne grup edhe për qipriotet e Apoel Nikosia të cilët mbrojtën fitoren 2 me 0 të arritur në fushën e tyre, duke dalë me një barazim 0 me 0 nga Çekia kundër Sllavias se Pragës. Të gjitha takimet u transmetuan në Vizion Plus HD dhe Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *