Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan. Këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar turk, sipas Reuters.

Presidenti turk do të vizitojë edhe Egjiptin më 14 shkurt, raporton Bloomberg, duke cituar zyrtarë turq. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013.

Lexo edhe :

Related Posts

Takimi midis Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të të ketë në fokus të diskutimit ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës, thanë zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, sepse vizita nuk është bërë ende zyrtare.

Ndërkohë që pak ditë më parë, numri dy i DASH Victoria Nuland zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, ku i premtoi blerjen e avionëve ushtarakë F-35, nëse heqin dorë nga sistemi raketor rus  S-400.

SHBA i kishte premtuar Turqisë blerjen e dy avionëve F-35, por pas “flirtit” me Putin, këto pajisje do i jepen Greqisë. Por pasi i dha “OK” Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, Turqia i ka kërkuar sërish Amerikës që ta pajisë me avionët F-35, por SHBA duket se do ia “plotësojë” dëshirën vetëm nëse Erdogan heq dorë nga “flirti” me Putin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *