Presidenti rus, Vladimir Putin ka festuar këtë të hënë 67-vjetorin e lindjes. Por si rrallë herë, presidenti rus e ka festuar ditëlindjen në malet siberiane nën shoqërinë e ministrit rus të mbrojtjes.
Zyra e shtypit të Kremlinit ka shëpërndarë një sërë fotosh nga ngjitja në malet Siberiane të presidentit rus i cili duket se vijon të tregojë se mosha është thjesht një shifër.
Mediat ruse nga ana tjetër shkruajnë se festimet për ditëlindjen e presidentit Putin do të zgjasin disa ditë.
Ndërkohë duket se presidenti rus ka ndjekur të njëjtën praktikë me Presidentin Meta, të cilin gjatë dy sezoneve të fundit të verës e kemi parë shpesh të bëj alpinizëm dhe të ngjitet nëpër malet shqiptare.