E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin nënshkruan ligjin për agjentë të huaj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj të ri për mediat që konsiderohen “agjente të huaja”. Ligji u jep autoriteteve fuqinë për të etiketuar gazetarët që punojnë për organizata, të cilat janë të listuara si agjente të huaja.

 

Etiketimi do të aplikohet për individë që bashkëpunojnë me media të huaja dhe marrin mbështetje financiare ose tjetër prej tyre. Nëse ndonjë media e huaj shkel rregullat ruse, normat e reja do t’i lejojnë Qeverisë ruse t’i bllokojë ueb-faqet e tyre.

 

Reklamë

Rusia, në vitin 2012, miratoi për herë të parë ligjin për agjentë të huaj, i cili u kërkon të gjitha organizatave joqeveritare që marrin fonde nga jashtë, të regjistrohen. Ky veprim ka pasuar një valë të madhe protestash anti-qeveritare.

 

Putin e ka fajësuar ndikimin e Perëndimit për ato protesta. Kritikët thonë se ligji i ri për mediat mund të shfrytëzohet për të kufizuar lajmet dhe për të shkurajuar shkëmbimin e lirë të ideve./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë