Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur “mobilizim të pjesshëm” ushtarak në Rusi “për të mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, sigurinë e popullit”.

 

‘Dekreti është nënshkruar, është çështje e mbrojtjes së territorit tonë të vendit tonë’ tha presidenti në fjalimin para popullit ditën e sotme.

 

‘Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Vetë Perëndimi e ka bërë popullin ukrainas mish për top. Synimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht të çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës’.

 

Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

 

‘Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit të referendumit për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendum”.

 

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kërcënon me sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të “referendumeve të paligjshme” që shkelin “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

 

Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus.

 

SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve “të rreme”.

 

Aleanca ushtarake e NATO-s tha se planet parashikonin një përshkallëzim të luftës.

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi planet ruse për vota “të falsifikuara”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i etiketoi ato një “parodi” të demokracisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *