Ish-prokurorja e krimeve të luftës, Carla del Ponte, e cila gjithashtu shërbeu për vite në komisionin e OKB-së që hetonte abuzimet e të drejtave në luftën siriane, i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë të lëshojë një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Temps”, Carla Del Ponte tha se ishte tronditur nga varret masive në Ukrainë, sidomos në zonën e Mariupolit.

 

“Putini është një kriminel lufte”, tha ajo.

 

Del Ponte pranoi se urdhri i arrestit nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të arrestohet.

 

“Nëse ai qëndron në Rusi, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Por do të ishte e pamundur që ai të largohej nga vendi i tij dhe ky do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë vende kundër tij”, shtoi del Ponte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *