Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë bashkojnë votat...

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet integrimin e...

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek “Pushimi i...

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, vendi i...

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të thonë bukurosh

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg...

Shpërthim tritoli në Kurbin

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të...

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia dhnoi protestuesit....

Igli Tare thirret në SPAK

Putin: Ende shpresojmë për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën

26 Prill 22:31

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se ai ende shpreson për negociata që do t’i jepnin fund konfliktit në Ukrainë.

 

“Pavarësisht faktit që operacioni ushtarak po vazhdon, ne ende shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje në rrugën diplomatike”, i tha Putin Guterresit gjatë një adresimi televiziv, pas takimit të tyre në Kremlin më 26 prill.

 

Putin theksoi se negociatorët rusë dhe ukrainas kanë arritur atë që ai e përshkroi si “përparim të madh” në bisedimet në Stamboll muajin e kaluar. Por, ai shtoi se përpjekjet janë penguar nga pretendimet për mizoritë e kryera nga forcat ruse në qytetin Buça, që gjendet në periferi të Kievit.

“Ka pasur provokim në fshatin Buça, ku ushtria ruse nuk është përgjegjëse për asgjë që ka ndodhur aty”, tha Putin.

 

Putin po ashtu u pajtua “në parim” që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i OKB-së të përfshihet në evakuimin e civilëve nga fabrika Azovstal në Mariupol të Ukrainës, u tha në deklaratën e lëshuar nga Kombet e Bashkuara.

“Diskutimet e mëtejme do të zhvillohen midis Zyrës së OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, pas takimit midis Putin dhe Guterres.

 

Përpjekjet e fundit për të krijuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve kanë dështuar. Gjatë takimit, Guterres ka kritikuar veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke i cilësuar si shkelje flagrante të integritetit territorial të Ukrainës. Shefi i OKB-së po ashtu i ka bërë thirrje Rusisë që të lejojë evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut, Azovstal në Mariupol.

 

Putin është përgjigjur se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare, por luftëtarët ukrainas që gjenden në këtë fabrikë të çelikut, sipas tij, po përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe nuk po i lejojnë që të largohen.

 

Guterres para takimit me Putinin është takuar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai ka bërë thirrje për hetim të krimeve të pretenduara të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, si dhe për përfundimin e pushtimit të Ukrainës, që Rusia nisi më 24 shkurt./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Marrëveshje Putin Shprese ukriane

Nga e njëjta kategori

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë bashkojnë votat me demokratët

më shumë...

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

më shumë...

“Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka për vrasjen e Gjin Ndojit: Më kanë futur në qeli për thashetheme! Do të vriten njerëz, kush mban përgjegjësi?!

më shumë...

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg për Aldo Avdylin, Durim Bamin dhe 5 të tjerë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

1:57

Lamallari viziton në spital policin e plagosur:...

1:53

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë...

1:34

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet...

1:23

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me...

1:18

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek...

1:11

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari,...

12:50

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të...

12:36

“Në burg je një i vdekur që...

12:25

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6...

Foto ilustruese
12:15

Shpërthim tritoli në Kurbin

12:14

“Miss Shqipëria” tur në Kastoria, vajzat konkurrente...

12:08

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në...

11:56

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia...

11:21

Igli Tare thirret në SPAK

11:21

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”,...

11:17

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po...

Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri
11:06

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të...

10:57

Foto/ Ky është autori i vrasjes së...

10:56

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj:...

10:28

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.