Ndërsa tensionet mes SHBA-se dhe Koresë së Veriut janë në kulmin e tyre, presidenti i Rusisë Vladimit Putin, paralajmëroi se Peniani dhe Uashingtoni rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt të armatosur të përmasave të mëdha.

 

Në një koment të tijn mbi situatën në Gadishullin Korean, të publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, Putin e kritikon ashpër qëndrimin amerikan dhe thotë se SHBA po gabon me shtimin e trysnisë ndaj Penianit, në lidhje me programin bërthamor.

 

Shefi i Kremlinit propozon se është thelbësore që problematika rajonale të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë, ku të përfshihen të gjitha palët pa asnjë kusht.

 

Provokimet, presionet dhe retorika ofensive që nxit luftë nuk të çon askund.

 

Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, për shkak të testimit të raketave balistike nga Pheniani.

 

Diktatori Kim Jong Un tha se lëshimi i raketës mbi Japoni të martën, është hapi i parë i operacioneve më të gjera ushtarake në Paqësor dhe ka përsëritur kërcënimet për ishullin amerikan të Guamit.

 

Ndërsa Trump tha se të gjitha opsionet kundër Koresë së Veriut janë në tavolinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *