Rusia nuk do të organizojë finalen e Uefa Champions League të këtij edicioni.

 

Ky është vendimi që ka marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s,  si përgjigje për sulmin ushtarak rus ndaj Ukrainës.

 

Një  vendim i fortë I UEFA-s që shkon në ekuilibër me vlerat që duhet të transmetoje futbolli si mjet që përbashkon popujt, ndryshe nga mesazhi I luftës që Rusia përcolli nëpërmjet agresionit ndaj Ukrainës.

 

Finalja e Champions League e llogaritur për tu luajtur në stadiumin e “Zenitit” në Shën Petersburg në 28 maj , do të zhjvillohet tanimë në Paris, në stadiumin “Sent Deni”.

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që klubet ruse dhe ukrainase që janë ende në garë në kompeticionet europiane, ndeshjet shtëpiake do ti luajnë në fushë neutral deri në një vendim të dytë. Ky është viti I trete radhazi që finalja e Champions ndërron destinacion.

 

Në 2020 duhet të luhej në Turqi por për shkak të Covid -19 u zhvendos në Lisbone të Portugalisë, edhe në 2021 për të njëjtën arsye nga Stambolli u transferua në Portugali, kësaj radhe në stadiumin e “Portos”, ndërsa tashmë lëviz nga Rusia në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *