Subscribe

Përfaqësuesi i PD Lezhë, Indrit Vokshi beson se viti 2004, kur Berisha hapi partinë ndaj prurjeve të reja, do të përsëritet, dhe se në viti 2021, PD do të arrijë fitoren.

Ai tha në emsionin “Kapital” se ashtu sikur ndodhi në 2004-ën, lidershipi do të reflektojë dhe dop të gjejë një formulë të re që do të sigurojë fitoren në zgjedhje.

Mes të tjerash, Vokshi theksoi se kryeministri Edi Rama ka filluar të ndjejë fundin e pushtetit të tij, ndërsa shtoi se ai ka angazhuar disa deputetë të opozitës parlamenatre për të penguar çështjen e identifikimit biometrik.

“Ne duhet të besojmë se viti 2004 do të përsëritet dhe viti 2021 do të jetë fitorja e PD. Edhe në lidershipin e zotit Berisha nuk janë lënë disa njerëz të futen në mbledhjet e PD, zyrtarë të rëndësishëm të partisë, por partia ka reflektuar, lidershpi ka reflektuar dhe kanë arritur një formulë fitoreje. Besoj se edhe lidershpi aktual do të reflektojë dhe të vijë më një formulë fitoreje. Une e shoh këtë tek reagimet e zotit Rama. Edi Rama e ndjen këtë kolaps të pushtetit dhe qeverisjes së vet dhe ka angazhuar deputetët e opozitës parlamenatre për të penguar, zvarritur dhe për të thënë mandej që nuk është i mundur identifikimi biometrik dhe ndalimi i koalicioneve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *