Pas akuzave në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha për përfshirje në hetimet për krime lufte në Kosovë, ka reaguar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Ai i konsideroi konstruktime të pavërteta sulmet ndaj lideri demokrat dhe se nuk i vijnë në ndihmë pjestarëve të UÇK-së.

Mustafa kërkoi ndalimin e sulmeve pa arsye të shëndosha, pasi e dëmtojnë Kosovën. Ai shtoi mes të tjerash se duhet të ishte nder që në misionin e UNMIK kishte shqiptarë nga Shqipëria,

“Të nderuar qytetarë, Shqipëria i doli në krah  Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit,  si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve.  Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim. E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush  nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë. Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha, Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte. Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve.  Ka qenë ndihmë specifike. Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *