E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Punonte në një fermë kanabisi, i riu shqiptar dënohet nga Gjykata në Britani

27-vjeçari shqiptar Gani Muça, i cili u kap nga autoritetet britanike duke kultivuar kanabis në një banesë, është dënuar me dy vite burg nga një gjykatë në Angli.

 

Reklamë

Muça jetonte në një shtëpi 3-katëshe, ndërsa dhomat e banesës ishin të mbushura me bimë kanabisi.

 

Mësohet se i riu shqiptar iu tha autoriteteve se kishte qëndruar në këtë shtëpi për rreth tre javë, pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike. Për këtë, ai ishte paguar 80 paund në javë për ushqim, si dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë