E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Punonjësi i bashkisë infektohet me Covid-19, dezinfektohen zyrat

Mati është përfshirë sërisht në hartën e zonave të prekura nga Covid-19. Këtë të hënë është zyrtarizuar një rast i ri që nuk ka të bëjë me rastet e mëparshme.

Personi i infektuar dyshohet të jetë pjesë e administratës së Bashkisë Mat.

Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

ISHP nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar.

Ndërkohë pritet që tampon tju merren edhe personave të tjerë, që kanë patur kontakt me rastin për shkak të punës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë