I gjithë qarku dhe rrethinat e tij prej orës 8:30 të mëngjesit të kësaj të hëne janë pa energji elektrike. Shkak për këtë janë bërë punimet që Oshee është duke bërë në nënstacionet.

Njoftimi për këtë situatë është dhënë që dy ditë më parë nga operatori i energjisë dhe sot pothuajse të gjitha qytetet dhe njësitë admimistrative janë në kolaps. Shumë institucione nuk japin shërbim pasi nuk kanë gjeneratorë ndërsa subjektet private janë duke operuar me gjeneratorë, por vetëm një pjesë e tyre.

Edhe në spitalet e qyteteve janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës, por nuk punohet në institucionet ku ka shërbime online.

Edhe nëpër shkolla për shkak të temperaturave dita e sotme do të jetë me orë të shkurtuara.

Energjia pritet të kthehet në orën 16:00 të pasdites së sotme.

Njoftimi i OSHEE:

E hënë 15 Janar 2024, OSHEE- njofton për shkëputjen e energjisë elektrike si vijon:

Stakim dhe tokëzim të linjës 110KV L110–18 Korçë–Pogradec, në datën 15/01/2024 nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’.

N/stacionet Pogradec, Petrushë, Guri Kuq, Prrenjas, dhe Hec-et.

Kjo shkëputje bëhet për arsye sepse do të vendoset në punë linja e re e 35 KW.

Njoftim për abonentët #Pogradec

Stakim, 15 janar

Pa energji do të mbeten këto zona në Pogradec:

Pjesërisht:

Pogradec / Hudenisht, Memelisht, Guri i Kuq, Trebinjë, Lagjet 2, 3, 5, Pogradec, Gorica, Kalaja, Velçan, Bishnicë, Potgozhan, Pleshisht,

Buçimas, Çërravë, Gësht, Vërdovë, Rëmenj, Tushemisht, pjesërisht qyteti Pogradec, Rehovë, Lubonjë, Vithkuq, Brozdovec, Leshnjë, Vreshtaz, Pirg, Podgorie, Nishavec, Petrushë, Çërravë, Dardhas

Librazhd/Prrenjas, Proptisht, Bari i Bardhë, Golik, Krickovë, Laktesh, Radokal, Selcë, Slatinë, Senishtë,

Somotinë, Verri, Stravaj, Bratile, Dritaj, Farret, Rastan, Stranik, Zalltore, Qukës, Bërzeshtë, Fanjë, Kakavec, Mimoje,

Plizë, Poshoshnik, Sopoti, Vranezhë, Ura e Lushit, Rrajcë, Bardhaj, Kotodesh, Kovanik, Skënderbej, Sutaj, Skroskë, Peshtan, Pishkash, Selishtë, Varovë, Luqinjë.

Njoftim për abonentët #Maliq

Stakim, 15 janar

Pa energji do të mbeten këto zona në Maliq:

Pjesërisht: Maliq, Libonik, Vloçisht, Drithas, Ploçisht, Babjen, Podgorie, Sheqeras, Rembec, Orman, Drithas, Velçan, Strelcë, Moglicë, Pirg, Lozhan, Senisht, Tresovë ish-Perimore,

Biznesi, ish- fabrika e Tullave.

OSHEE kërkon mirëkuptimin tuaj!/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *