Subscribe

Kolegji i Evropës dega në Tiranë do të ketë kampusin e përkohshëm te godina “Liria” pranë Qytetit Studenti. Ndërsa inspektoi punimet, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se edhe godina e përherëshme do të ndërtohet shumë shpejt.

“Kemi studion, ose zyrën pritëse, që është te Piramida, ndërkohë ky do të jetë mjedisi i punës dhe i studimit. I punës për stafin dhe administratën, pra te godina “Liria” në zemër të “Qytetit Studenti”, shumë pranë konviktit, që tashmë është përzgjedhur për 31 studentët e parë. Kemi liruar edhe parkingun pas godinës “Iliria”, kurse autobusët e linjave të juglindjes janë zhvendosur te Terminali pranë TEG-ut. Kjo do të thotë se edhe sheshi do të lirohet shumë shpejt, për t’u kthyer në një kantier për ndërtimin e një kampusi ultra-modern”, tha Veliaj.

Në muajin shtator do të nisë mësimi në programin master që ofron Kolegji i Evropës për 31 studentët e parë. Dei më tani, ky është kampusi i vetëm në një vend jashtë Bashkimit Evropian ndërsa dy të tjerët gjenden në Bruzh dhe Natolin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *