E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Punimet në Portin e Durrësit, Rama: Do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore

Kreyministri i vendit, Ei Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i punimeve në Portin e Durrësit. Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se po merr formë plazhi i ri. Gjithashtu, sipas Ramës, ky Port i ri do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë stardard mjedisor.

“Mirëmëngjesi, dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkrun Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë