Punëtori i “Gërdecit” dëshmon realitetin e hidhur/ “Ja si i çmontonim predhat, u nisëm për jashtë shtetit 8 persona, shpëtova vetëm unë”
Shpërthimi i “Gërdecit” vijon të mbetet një nga ngjarjet “më të hidhura” për të gjithë qytetarët, e më e dhimbshme për ata që e kanë përjetuar këtë fatkeqësi.
Seanca për Fatmir Mediun u shty për në datën 9 nëntor, ndërsa dëshmimtarët kanë “rrëfyer” të prapaskenat e hidhura të punës së tyre.
Ndue Nikolla bë dëshminë e tij para togave të zeza ka treguar se predhat i çmontonin tek një beton që ishtë bërë posaçërisht për atë punë. “E lëvizja dy tre hëre dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina”, ka thënë Nikolla.
Madje ai tregon se edhe karroca që përdorej për transportin e barutit, ishin jo në gjendje të mirë pune.
Po ashtu, Nikolla thotë se kanë qenë 8 persona që u nisëm për mjekim jashtë vendit për shkak të djegieve të mëdha, por vetëm ai ka arritur të shpëtojë.
Ndue Nikolla: Unë ishta punetor i thjeshtë punoja me predhat 100 mlm. Predhat i çmontonim duke e futur predhen tek betoni që ishtë bërë posaçërisht për atë punë. E lëvizja dy tre hëre dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina. Sokol Ngjeci na kishte porosit që të bënim kujdes pas kishte rrezik. Ka pas fikse zjarri, raste të tjera ku ka rënë zjarr nuk kam parë. Ditën e gjarjes kam parë zjarri kam tentu të largohem jam djeg 40% kur më kanë hyp në helikopter për të më dërgu jashtë ishim 8 veta. 7 të tjerët humbën jetë unë shpëtova.
Pyetjet e avokati lidheshin me faktin se ai është pyetur në dy data të ndryshme në prokurori por Nikolla theksoi se nuk e mban mend. Po ashtu sipas dëshmisë që ai ka dhënë në korrik të 2008 ka qenë specilalist dhe jo punëtorë i thjeshtë. Avokati kundërshtoi dëshminë, ndërsa gjykata e pranoi.
Dorian Matkia e pyeti nëse e kujtonte Qemal Memën? Nikolla tha se e kujtonte, që kur ka rënë zjarri ai tentoi me fiksen të shuante flaktë.
“Mesa kujtoj kam parë dhe disa të tjerë por zjarri ishte i madh. Fatmir Mediun se njoh e kam parë vetëm në tv“, ka thënë ai.




