Për të dytën ditë punonjësit e “Bankers Petroleum” kanë protestuar para zyrave të kompanisë në Marinzë të Patosit duke paralajmëruar grevë urie dhe bojkotim të plotë të punës.
Me pankarta në duar ata kanë bërë thirrje pëer plotësimin e kërkesave të tyre.
Kreu i Sindikatës së sektorit hidrokarbur Dritan Shahu, tha se punëtorët meritojnë rritje pagash, trajtim ushqimor si dhe atë shëndetësor.
Punëtorët paralajmërojnë se nuk do të dorëzohen deri sa të marrin atë çfarë ju takon.
“Ne nuk do të kryqëzojmë duart nëse kërkesat tona nuk do të merren parasysh.”.
Naftëtarët kërkuan ulje në tryezë për arritjen e një marrëveshjeje duke nënvizuar se në të kundërt nuk do të ketë zgjatje të kontratës pa u firmosur një dokument i ri që garanton të drejtat e tyre./vizionplus.tv





