E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Punëtor plehrash, por milioner”/ Partia e Lirisë publikon dokumente të reja për inceneratorët

Partia e Lirisë sjellë prova të reja për aferën korruptive të inceneratorëve.

 

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit, Brisida Shehaj, publikoi të gjitha dokumentet  sesi një punonjës me inicialet E.B në inceneratorin e Elbasanit u shndërrua në pronar tokash, përfitues i fondeve të Bashkimit Evropian përmes AZHBRR-ës, administrator i inceneratorit të Tiranës dhe pronar kompanish në Malin e Zi. Pas kësaj skeme mafioze siç e quan Partia e Lirisë,qëndrojnë pronarët ne arrati të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodjan Zoto.

 

Reklamë

BRISIDA SHEHAJ

 

KOORDINATORE PER LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT, PL

 

Përveç se SPAK-ut, dokumentet e publikuara, PL do t’ia vë në dispozicion edhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë si përgjegjësin kryesor të aferës korruptive të inceneratorëve.

 

PETRIT VASILI

 

DEPUTET

 

Për të njëjtën aferë edhe Partia Demokratike akuzon qeverinë se ajo po përpiqet të varrosë atë ndërsa vazhdon të paguajë pronarët në arrati.

 

 

JAMARBER MALLTEZI

 

ANETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD

 

Deri në zbardhjen dhe dërgimin para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve të aferës korruptive të inceneratorëve, Partia Demokratike thotë se do të jetë çdo ditë para medias për ta denoncuar atë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë