E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt”/ Rama prezanton Portalin Kombëtar të Punësimit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të mërkurë platformën Portalin Kombëtar të Punësimit, e cila i vjen në ndihmë punëkërkuesëve.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë e quan këtë portal një vendtakim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Po ashtu, ai ka publikuar edhe një video, përmes së cilës sqaron procesin e aplikimit.

 

Reklamë

“MIRËMËNGJES dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://ëëë.puna.gov.al/”, shkruan Rama.

 

“Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania”, sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj.

https://www.facebook.com/138734771522/videos/498960144662879

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë