Subscribe

Në një kohë kur gjithnjë e më shpesh flitet për pasojat e diktaturës në shoqërinë shqiptare përmes dosjeve të hapura apo të dekoduara së fundmi, jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur akademikët, studiuesit e shkencëtarët që jetuan e punuan në atë kohë.

 

Dhjetë personalitete të rëndësishme si Eqrem Çabej, Gjovalin Gjadri, Sabiha Kasimati apo Arshi Pipa (Ollga Pellumbit, Petraq Pepos dhe Petraq Qafoku) janë përzgjedhur nga një grup studiuesish që të zbardhen të vërtetat e kërkimeve shkencore në një kohë kur shumëçka ndalohej.

 

Pyetjes se si ka ndikuar sistemi diktatorial në punën e këtyre figurave studiuesit e angazhuar në këtë projekt do t’i përgjigjen përmes arkivave në Bibliotekën Kombëtare, në arkivin e shtetit dhe dokumenteve nga Autoriteti i Dosjeve të komunizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *