E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Puigdemond: Demokracia në rrezik

Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Piudgemont, i cili ndodhet në Bruksel, e ka dënuar ashpër vendimin e gjykatës spanjolle për arrestimin e ish-ministrave, nën akuzat për rebelim dhe nxitje për shkëputjen e rajonit.

 

“Shteti spanjoll ka vendosur të verë nën pranga nënpresidentin dhe këshilltarët legjitimë të qeverisë së zgjedhur në votimet e 27 shtatorit. Ky është një gabim shumë i madh. Është një sulm mbi demokracinë. Të burgosësh krerët politikë për zbatimin e një angazhimi zgjedhor,  të bërë para parlamentit me mbështetje të mjaftueshme nga popullata, është një akt që pengon parimet e demokracisë.”

 

Reklamë

Mijëra katalanas kanë dalë në protesta masive para parlamentit rajonal kundër arrestimit të ish-ministrave. Shumë nga protestuesit mbanin në duar flamuj katalanë dhe slogane ku shkruhej “Liri për të burgosurit politikë”.

 

Prokurorët kane lëshuar një fletë arresti për liderin e rrëzuar, Carles Puigdemont. Por udhëheqësi katalanas i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si të motivuara politikisht dhe tha se do të kthehej në Spanjë, vetëm nëse merr garanci se procesi ligjor do të jetë i paanshëm dhe i drejtë.

 

Qeveria qendrore e Spanjës mori kontrollin e Katalonjës një javë më parë, në përgjigje të referendumit për pavarësi më 1 tetor. Rajoni pritet të mbajë zgjedhjet e parakohshme në 21 dhjetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë