E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Publikohen notat e matematikës, tashmë priten vetëm rezultatet e testimit për lëndën me zgjedhje

Janë publikuar sot notat e provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës.

673 maturantë kanë rezultuar jokalues, ndërsa ekselentë numërohen 166 nxënës. Nota mesatare në këtë lëndë është 6.47.

Rezultatet mund të aksesohen nga maturantët në e-albania si dhe në faqen e vendosur në dispozicion nga autoritetet arsimore.

Për sa i përket rezultateve të deritanishme në provimet e tjera, në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë mesatarja ka rezultuar 6.87, ndërsa në gjuhën e huaj 7.8.

Reklamë

Maturantët janë në pritje të publikimit të rezultateve edhe të testit të fundit, atij të lëndës më zgjedhje.

LINKU KU MUND TË GJENI NOTËN

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë