E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Publikimi i videove intime, Fevziu: Dikur na bënin përshtypje, tani skandalet kalojnë qetë

Skandali i videove të regjistruara nga kompozitori Adi Hila me personazhe VIP ka shkaktuar reagime të shumta publike.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, gazetari Blendi Fevziu e cilësoi regjistrimin si një veprim të padrejtë.

Reklamë

Gazetari nënvizoi se më parë skandale të tilla bënin bujë, ndërsa tashmë, për arsye se janë më të shpeshta, kalojnë më kollaj dhe nuk lënë më gjurmë.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë po ndodh vallë? Apo kthehet skandali në normalitet në Shqipëri?

Fevziu: Nëse më parë kishte skandal që linte një tabu, një bujë, tani, për arsye se janë më të shpeshta, kalojnë më kollaj, nuk lënë më gjurmë. Në Shqipëri ka pasur gjithmonë skandale të tilla, gjurmë të ngjashme, kryesisht me regjistrime. Kur ndodh një skandal, ndodh një atmosferë e përgjithshme që të gjithë mendojnë se nuk është një skandal, por është një breshëri skandalesh. Dhe çështja është çfarë do të jetë e radhës. E radhës mund të jetë diçka politike, diçka tjetër. Është një histori skandalesh.

Rakipi: Si u trajtua kjo në publik? U duk sikur u fajësuan gratë më shumë se ai që i filmoi.

Fevziu: Nuk i kam parë videot. Regjistrimi është skandal, e padrejtë, ti s’mund të regjistrosh. Dukej që ai i filmonte vetë. Fakti që ka qenë në dijeni, se e ka thënë dhe vetë në Polici. E para, kamera e sigurisë rri në tavan, e dyta, pse duhet kamerë sigurie në dhomë gjumi?

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.