PSG mban distancën prej 9 pikësh me ndjekësit më të afërt në renditje Monaco dhe Lyon edhe pas javës së 19 të kampionatit francez. Kryeqytetasit mundën 3 me 1 në fushën e tyre Caen pa probleme dhe me spektakël. I tillë ishte goli i parë i shënuar nga Cavani ndoshta nga realizimet më te mira të vitit në ligën e parë. Driblime dehëse te Mbape nga e djathta, top i shërbyer për sulmuesin uruguaian, i cili me thembër realizon një gol të shkëlqyer. Parisienët administrojnë lojën, por nuk arrijnë dot të dyfishojnë në pjesën e parë.

 

Në startin e pjesës së dytë, Caen provon të tremb të zotët e shtëpisë me një rast të Guilbert përpara se PSG të dyfishoje shifrat me autor Mbape. Në te 83 Kaohe edhe për golin e trete te talentit Bershish, ndërsa në fund miqtë shkurtojnë diferencat Me Santini. Skuadra e Unai Emeri ka 50 pikë ndërsa Monaco ndjek me 41m pasi fitoi 2 me  në shtëpi kundër Rennes.

 

Falcao hapi serine e golave për ekipin e principatës në mesin e pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan rezultatin me anë të Gazri me 11-metersh në minutën e 59. Por 8 minuta nga fundi Keita i dha fitoren të zotëve të shtëpisë, të cilët e ndajnë vendin e dyte me Lionin që fitoi 2 me 1 në fushën e Tuluz falë golave të shënuar nga Nabuk Fekir dhe Rafael. Olimpik Marseje mundi 3 me 1 Troje dhe renditet e 4 afër, Monacos dhe Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *