E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG-Neymar, shmanget “fair play” financiar

Barcelona më në fund është dorëzuar. Neymar shkon tek Psg. Transferimi më i shtrenjte ne historinë e futbollit  duhet vetëm të zyrtarizohet por në fakt praktikisht marrëveshja është kryer tashmë. “O Ney” siç thërritet ndryshe talenti Brazilian, do ti kushtoje klubit parisien 222 milion euro vetëm për klauzolën e largimit nga Barcelona, shto këtu edhe shifrat e çmendura të përfitimeve të sulmuesit. 150 milion euro neto për 5 sezone, avion personal, vile personale në Paris, rritjen ë përfitimeve nga të drejtat e imazhit etj.

 

Neymar që nuk udhëtoi me katalanasit nga SHBA drejt Barcelonës, por shkoi në Kine për t’u marrë me disa aktivitete me sponsore, ishte menduar se do të udhëtonte këtë të martë drejt Dohes ku do të takohej me sheikun e PSG, Al Khelaifi, që është ministër në qeverinë e Katarit. Plani për këtë udhëtim është anuluar, por jo axhenda për transferimin e çmendur të Neymar drejt PSG, një marrëveshje që do të mbyllet Brenda të hënës së ardhshme. Ka një arsye pse do të zgjasë pak ditë. Psg kërkon te shmange ndëshkimet për thyerjen e fauir play financiar, për këtë arsye fillimisht Neymar do të nënshkruaje një marrëveshje me Qatar Sports Investmets me një përfitim 300 milion euro si imazhi kryesor i kupës së botës 2022 që zhvillohet pikërisht në Katar.

 

Reklamë

Fondacioni Katar Sports Investments është nën zotërimin e bosit të PSG Al khelaifi. Me pas më këtë shumë të jashtëzakonshme do të ishte vete Neymar që do paguante klauzolën e largimit nga Barcelona, dhe në këtë mënyrë PSG ligjërisht transferimin e Neymar nga Barca do e realizonte me parametër zero.

 

Ndërsa katalanasit pasi kanë kuptuar se tashmë e kanë humbur Nejmarin janë hedhur në sulm për të blere të paktën dy-tre lojtarë. Dybala dhe Ozil janë në majë të dëshirave, Kutinjo gjithashtu, ndërsa në listë janë edhe Rabiot dhe Di Maria të PSG.

Vazhdo të lexosh

Reklamë