E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG-Liverpool, koha për spektakël! Sot në Vizion Plus dueli i madh që luhet në Francë, vendasit sfidojnë favoritët

Paris Sen Zhermen –Liverpul është kryendeshja e mbrëmjes së sotme ndër duelet e para të 1/8 të Champions League.

Përballja e madhe e cila luhet në Francë do të transmetohet ekskluzivisht në Vizion Plus në orën 21:00.

Reklamë

Është një duel që garanton spektakël për shkak të cilësisë së lojtarëve në organikën e të dyja ekipeve.

Parisienët kanë vite e vite që janë në nivele të arta në futbollin kontinental por në momentet kyçe nuk kanë bërë dot hapin cilësor, të fitimit të një trofe kaq madhor ndonëse kanë luajtur në finale, gjysmëfinale apo çerekfinale shpesh herë.

Reklamë

Me Fabian Ruiz, Vitinjen, Hakimin, Dembele apo Kvaratsheklian parisienët mund të thyejnë këdo, aq më tepër që janë në momentin e tyre më të mirë të sezonit.

Nga ana tjetër janë anglezët, ekipi favori për fitoren finale. Dominues absolut të kampionatit anglez dhe makineri thuajse perfekt  Arne Slot.

Mund të mbështeten tek një organikë e pasur sidomos në fazën ofensive ku lideri mbetet Salah. Mungesa e tyre më e madhe është holandezi Gakpo.

Nuk mbeten pas edhe sfidat e tjera…më së shumti derbi gjerman Bajern-Leverkusen. Në kampionat betejën po e fiton skuadra bavareze që është fitimit të titullit, që aktualisht mbahet nga Leverkusen.

Mirëpo këta të fundit në kampionat para pak javësh e dominuan Bajernin dhe treguan se mund të luftojnë  të barabartë pa më të voglin problem ndaj ekipit të Vinsent Kompani.

E bukur në pritshmëri edhe derbi iberik Benfika-Barcelona. Kush kujton duelin fantastik të fazë së ligës pak kohë më parë mes tyre fituar 5 me 4 me përmbysje në fund nga katalanasit, e mendon mirë sesa dëfryese mund të jetë ndeshja edhe sonte, mes dy ekipeve me traditë në kampionatet e tyre dhe në Europë, ndonëse në letër balugranat janë favoritë.

Interi gjithashtu është favorit kundër Fejenord, teksa sot dueli i orës 18:45 do të luhet në De Kuip.

Në fushën e tyre holandezët bënë me dhimbje koke Bajernin në fazën e ligës dhe Milanin në Play Off, ndonëse mbetet në organikë një skuadër modeste dhe me shumë mungesa edhe sot.

Disa probleme ndërkohë i ka edhe Inzagi që nuk ka të gatshëm Dimarkon, Jan Zomer, Zalevskin, Carlos Auguston dhe Darmian. Në mesfushë Calhangolu dhe Mkitarian do ta nisin nga stoli për ti lënë hapësirë dyshes Kristjan Asllani dhe Zielinski./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë