Fitorja e dy trofeve, kampionate dhe kupë italie, duket sikur kishin vulosur fatin e Alegrit për qendrimin e  tij tek bardhezinjtë të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

 

 

Por humbja në finalen e Uefa Champions League mund t’i rihapë edhe një herë kartat.

 

 

Mediat e mëdha sportive franceze dhe italiane flasin për një superofertë prej 10 milion euro në sezon kundrejt teknikut 48 vjçar i cili ka nisur seriozisht të mendohet dhe në këtë situatë duket sikur tekniku i njohur, do ta përdorë këtë superofertë të PSG, për t’i bërë presion drejtuesve bardhezinj për kontratën e tij.

 

 

Referuar mediave ndëerkombëtare, alegri duket sikur i ka kërkuar klubit italian një pagë vjetore prej 8 milion për të qëndruar dhe garanci se skuadra do të përforcohet me 3-4 lojtarë cilësore.

 

 

Mbetet për t’u parë se çfarë do të rezervojnë ditët në vazhdim dhe cili do të jetë qëndrimi i drejtuesve të Juventusit.

 

Sakaq emrat që pëlqehen nga alegri kanë filluar thuajse të zbulohen të gjithë.

 

Dyshja pariziene Angel Di Ria dhe Marquinhos janë objektivat kryesore ndërsa nuk mbetën pas Nzonzi, Paredes, Emre Can, Dugllas kosta, Keita Balde, Bernardeski James Rodriges dhe Schick.

 

Veç atyre që dëshiron, Juventus duhet edhe të mbrohet në merkato pasi Pep Guardiola dhe Antonio Konte janë gati të bëjnë çmendurira për të transferuar në Angli, Leonardo Bonucin, mbrojtësin më të mirë të bardhezinjve.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.