Çështja Neymar vijon të jetë një temë e shumë debatuar gjatë kësaj merkatoje vere.
Barcelona dhe Real Madrid po këmbëngulin që të marrin shërbimet e sulmuesit brazilian, por ofertat e bëra prej tyre deri më tani nuk kanë arritur të bindin gjigandët francezë të PSG.
Megjithatë kur na ndajnë edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, PSG I ka bërë të qartë Barcelonës, sipas mediave të huaja, se mund të arrihet një akord mes tyre nëse katalanasit ofrojnë në marrëveshje mesfushorin kroat Ivan Rakitiç si dhe Ousmane Dembele.
Daily Mirror raporton se sipas kërkesës së bërë prej PSG, Rakitiç do t’i bashkohet përgjithmonë francezëve ndërsa Dembele do të huazohet ndërsa Barcelona do të duhet të derdh në arkat e francezëve edhe 113 milion paund me qëllim nënshkrimin me Neymar.





