E hënë, 5 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG-Dortmund, gjysmëfinalja e parë, Barcelona me “gisht në gojë”, Dortmund “leksion” Atletico-s

PSG-Dortmund është çifti i parë gjysmëfinalist i UEFA champions league. Francezët dhe gjermanët u kualifikuan më tej në katër më të mirat e kontinentit duke tejkaluar edhe pritshmëritë si ekipe jo favorite në ndeshjet e kthimit çerekfinale.

11 gola dhe shumë emocione në të dyja sfidat. Në Barcelonë, festoi PSG e cila ndonëse ishte mundur 3 me 2 në fushën e vet përmbysi gjithçka në Spanjë duke fituar 4 me 1, e duke shkuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 6 me 4.

Reklamë

Spektakli në këtë çift nisi shpejt në minutën e  12 kur zbritja e Jamal nga e djathta u finalizua me golin e Raffinjes.

U duk se do të ishte mbrëmja ideale e katalanasve, por gjithçka u hodh në erë në minutën e  29 kur Arauho ndërhyri ndaj Barkola që po i drejtohej portës vendase.

Gjyqtari dha karton të kuq për mbrojtësin e Barcelonës në mesin e protestave dhe ky episod ndryshoi tërësisht dinamikën e sfidës.

Pas dy rasteve të Mbappe ishte Osman Dembele që barazoi shifrat në minutën e 40. Pavarësisht një kërcënimi po nga sulmuesi francez pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa e dyta nisi furishëm për miqtë. Për të përmbysur shifrat mendoi Vitinja me një gol fantastik nga distancë…

Jo vetëm kaq, por Kanselo bëri një çmenduri 7 minuta më vonë duke shkaktuar penallti, e cila u kthye në gol nga Kilian Mbappe… avantazhi sikurse përgjumi ekipin parizien që ndonëse në avantazh numerik lojtarësh.

U kap disa herë në befasi nga Barcelona, por shtylla e Gyndoan dhe rastet  e Levandovskit nuk u shfrytëzuan nga vendasit për ta çuar ndeshjen në shtesë..

Madje në fund pati kohë që francezët të mbyllnin llogarinë me golin e dytë personal të Mbappe.

Dështim i madh i katalanasve ndërsa francezët kanë një shans të artë për të bërë histori në këtë edicion, aq më tepër që përball nuk do të kenë një kundërshtar të pakalueshëm.

Do të jetë Dortmundi në fakt me të cilin PSG u ndesh edhe në fazën e grupeve. Gjermanët thyen 4 me 2 në shtëpi Atletiko Madrid në përfundim të një ndeshje të interpretuar në mënyrë perfekt.

Vendasit kaluan deri në avantazh të dyfishtë në harkun kohor të 5 minutave fale realizimeve të Brand dhe Matsen. Mirëpo një autogol i Humels që në fillim të pjesës së dytë rifuti plotësisht në lojë Los Kolchoneros, të cilët madje barazuan shifrat në 2 me 2 me anë të Korreas në mesin e pjesës së dytë…rezultat që i kualifikonte më tej falë suksesit 2 me 1 në takimin e parë.

Mirëpo gjermanët rigjetën veten dhe ishin të papërmbajtshëm në minutat 71 dhe 74 duke shënuar dy herë të tjera me Fylgrug dhe Zabicer, për të prerë biletën për në gjysmëfinale. Të dyja sfidat u transmetuan në Tring./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë