Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, paralajmërimin për një krizë energjitike, e ka konsideruar një mashtrim të radhës të kryeministrit Edi Rama.

 

Dklarata e Ramës, për Vasilin, ishte një grackë e re për të mbushur arkën e boshatisur të pushtetit me gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve.

 

Statusi i plotë:

 

Abortimi i krizes se kryeministrit frikacak dhe drejtesia e kapur!

Abortimi i gjasme krizes energjitike erdhi shume shpejt si cdo mashtrim i trashe i ketij kryeministri te kapur dhe vulgar.

Rama foli per kataklizem energjitike, foli e tha qe çmimet jo vetem do te rriten, por nuk do te ulen edhe kur kriza te kete mbaruar.

Por sapo qe i gjithe opinioni dhe politika u ngrit ne kembe dhe provoi qe kjo ishte thike pas shpine per shqiptaret e varfer dhe mashtrim per te mbuluar baderdine me parate publike nga qeveria OSHE dhe KESH, Rama i trembur gjer ne palce u terhoq turpshem.

U tund mali dhe polli nje mi!

Kataklizmoja u harrua dhe na doli qe gjendja ne hidrocentralet qenka e mire.

Deklaratat apokaliptike te se djeles se shkuar te kryeministrit u harruan dhe veç dihatjes histerike dhe shqyerjes se syve te aktrimit mashtrues nuk mbeti asgje tjeter.

Por mbeti edhe fakti qe strategjia e piset e kryeministrit ishte: te provojme t’ua rrisim çmimin e energjise, po e hengren dhe nuk reaguan mire, ne te kundert terhiqemi sikur s’ka ndodhur gj?.

Ky mashtrim i rende publik ishte paradhoma e nje gracke te re te menduar nga Rama dhe te tijte per te mbushur arken e boshatisur te shtetit me gjakun dhe sakrificat e shqiptareve duke u futur edhe te buka e gojes se tyre.

Kryeministri frikacak abortoi dhimbshem dhe ne fund te te gjithe kesaj krize si furtune ne gote mbeti vetem fakti qe rrogat e pensionet nuk do te rriten kurre sa te jete Rama!

Asgje e re kur dihet qe per kete kryeminister shqiptaret nuk ekzistojne sepse ekzistojne vetem miliardat e koncesioneve, qe ndahen me oligarket, ekzistojne qindra tendera sekrete dhe te hapur, qe grijne miliona etj etj.

Por asgje nga keto nuk ka rendesi pasi dihet qe kryeministri eshte i akaparuar nga mijra interesa te tjera te errta, te cilat jane te gjitha kunder shqiptareve!

Por ka shume rendesi vetem nje çeshtje, ne kete moment kur shperdorimi i postit te kryeministrit ka arritur kulmin dhe qe eshte roli i drejtesise perballe abuzimit te dhunshem te postit shteteror dhe pasojave qe ai ka mbi njeriun e thjeshte.

Ndaj te gjithe pyesim me ze te larte:

Perse SPAK-u ka taposur gojen?

Perse SPAK-u mbyll syte dhe nuk heton Qeverine OSHE dhe KESH per shperdorimin e tmerrshem me parate publike dhe demin kolosal?

Perse SPAK- nuk heton kryeministrin qe shperdoron pushtetin per deklaratat destabilizuese per gjoja krize duke tronditur shqiptaret?

Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje te funksionoje me regji?

Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje eskursionet nga Lushnja, Pogradeci,cironkat e deri tek RTSH, por pa u ndalur kurre e kurre te qeveria?

Kjo krize e stisur nga Rama kerkon ndeshkim shume te rrepte nga drejtesia.

Kjo Drejtesi e ashtuquajtur e “re” nuk perballet me kete manipulim publik kaq te rende, nuk perballet as me baderdine e OSHE dhe te KESH, nuk perballet as me Teatrin, Inceneratoret, Beçhetin?

Atehere ç’dreq drejtesie eshte kjo??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *