Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e ndjen deri...

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë është në...

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka...

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët, policia procedon...

Ministri Hoxha në Ditën e Europës: Shqipëria mbetet e...

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më...

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon...

“Shqipëria më afër familjes europiane”, Rama mesazh për Ditën...

Pse shega duhet konsumuar çdo ditë?

1 Shtator 21:14

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE

Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është një lajm shumë i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.

Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

SHEGËT LUFTOJNË PLAKJEN

Studime të fundit tregojnë se një substancë, që gjendet te shegët, mund të përpunohet nga mikrobe të florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.

KOMBINIMI IDEAL

Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

 

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Konsumim shega Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Cili do të jetë fati i Fabjolës në FERMA VIP 3? Nis spektakli i shqiptarëve në Vizion Plus, ndiqeni LIVE!

më shumë...

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni dhe të shmangni për një mendje më të mprehtë

më shumë...

Horoskopi sot: Një lajm i mirë për këto shenja, por kujdes nga debatet për disa të tjera

më shumë...

4 perimet pranverore plot fibra dhe antioksidantë që duhen konsumuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:19

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë...

12:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:54

“Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet...

11:39

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e...

11:29

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë...

11:01

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian:...

10:37

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët,...

10:18

Ministri Hoxha në Ditën e Europës: Shqipëria...

10:13

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria...

10:04

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e...

9:00

“Shqipëria më afër familjes europiane”, Rama mesazh...

8:54

SHBA sulmon një anije në Paqësor, të...

8:38

“Nuk do t’i nënshtrohemi presionit amerikan”/ Përshkallëzim...

8:04

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

1:12

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip,...

12:51

5 fermerë në televotim, kush prej tyre...

12:41

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip:...

11:46

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë...

11:13

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku...

11:00

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar p...
  • Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembu...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.