E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pse përshkallëzoi situata deri në këtu? Lala: Ky është zemërimi i atyre qytetarëve që kryeministri i dhunoi dhe i përqeshi

Për të tretën ditë me radhë, Tirana është në kaos, ku protesta ka eskaluar në dhunë dhe përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë.

Po çfarë na solli deri këtu? Kjo ishte pyetja që u ngrit këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të moderatorit Ylli Rakipi në Vizion Plus.

Reklamë

E ftuar në studio, gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha se sot po shfryhet i gjithë dufi dhe zemërimi i qytetarëve, të cilët për muaj me radhë u përqeshën dhe u dhunuan nga kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Pyetja: Protestat janë përshkallëzuar me dhunë. Çfarë ka ndodhur në këto 3 ditë, si u përshkallëzua kjo protestë?

Lala: Gjithçka që po ndodh është shprehje e dufit dhe zemërimit dhe fakti që qeveria nuk i ka dëgjuar kërkesat e të rinjve, por i ka përqeshur dhe përbuzur. Në datën 13 tetor, përmes rrjeteve sociale, studentët njoftuan se do të dilnin para Ministrisë së Arsimit, ku ka problematika për meritokracinë, akomodimin. Ata bënin një listë të të gjitha problematikave që nuk janë dëgjuar. Në momentet e para u grumbulluan përmes rrjeteve sociale. Më duhet të them se situata ka qenë kaotike dhe vijon të përshkallëzohet. Ditën e parë, policia ka pasur një sjellje dhe reagim joproporcional, kishte ndërhyrje fizike, përdorim uji dhe gazi. Ka pasur momente që protestuesit janë goditur dhe janë shoqëruar. Çfarë ndodhi ditën e djeshme ishte e kundërta. Pjesa dërrmuese e tyre janë studentë. Patjetër që brenda studentëve dhe gjimnazistëve ka pasur grupime që mund të përdoren nga grupime politike. Pjesa dërrmuese nuk janë për të shkatërruar institucionet. Situata ka eskaluar gjatë këtyre 3 ditëve, u është vënë flaka institucioneve, është hyrë në disa ministri, ka pasur shkatërrim të bizneseve dhe bankave të nivelit të dytë. Ka pasur dëmtim të sinjalistikës rrugore, të gjitha kangjellat janë hequr nga të rinjtë. Ka një problem, dje policia, si paradite, ka pasur një vonesë në reagim. Për cilat arsye, këtë nuk di ta them. Po të shohësh, policia në momente të caktuara vetëm pasi shkatërrohej një institucion, vinte dhe ndërhynte. Pavarësisht se shumë veta e quajnë paaftësi, mua më duket plan i mirëmenduar. Tani, në darkë, ka një ndërhyrje brutale të policisë, po shoqërojnë të rinj dhe të reja nga persona civilë. Unë kam thënë që bizneset nuk duhet të shkatërrohen. Kjo protestë ka vetëm një zgjidhje politike, që është dorëheqja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.