Subscribe

Gjithçka qe ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit 2015 ne komisariatin e Laçit, mund te ishte zbardhur nëse do të punonin kamerat e sigurisë. Por ditën kur deputeti Armando Prenga u përplas me pjesëtarë të fisit Cali, ato nuk funksionuan. Kështu pretendoi para Gjykatës Bujar Haderaj, specialist drejtimi i sallës operative. Ai shpjegoi se kamerat ishin prishur prej kohesh. Por edhe sikur te punonin, pamjet do te ishin te dobëta per shkak te mungesës së ndriçimit. Por trupi gjykues vendosi të verifikojë thëniet e policit. Në sallë u thirr specialisti i IT në policisë e Lezhës, Rasim Berçaj. Ai rrëzoi dëshminë e oficerit, duke thënë se kamerat e sigurisë ishin në gjendje pune, por ato nuk ishin ndezur. Në këto kushte, Prokuroria kërkoi që të bëhej edhe njëherë kryerja e kamerave, për të përcaktuar se kush është personi përgjegjës për mos funksionimin e pajisjes elektronike. Pas këtyre dëshmive, avokati i Armando Prengës, tha se ka asnjë provë që tregon prezencën e i ish-deputetit socialist para komisariatit të Kurbinit. Prokuroria e akuzon Armando Prengën për “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pas një konflikti që pati me familjen Cali për lagunën e Patokut, teksa ky i fundit po gjykohet në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *